Gjatë stërvitjes “Defender 21” në Shqipëri një rus spiunojë NATO-n

Lajme

Në kuadër të masave të sigurisë së mbarëvajtjes së stërvitjes “Defender 21” është mbledhur informacion për një qytetar nga Rusia, i cili ka hyrë më 12 maj në pikën e kalimit kufitar në Muriqan dhe pas kontrollit i është gjetur një dron.

Mësohet se Vladislav Cherkasov ka deklaruar se kishte si destinacion qytetin e Durrësit dhe pikërisht ky fakt ka shtuar dyshimet për hyrjen e tij në Shqipëri.

Ai është një ndër dy qytetarët rusë që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa Prokuroria e Tiranës e ka vënë nën hetim si të dyshuar për spiunazh.

Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve zhvilluan operacione stërvitore në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.

Stërvitja e “Defender 21” kishte natyrë mbrojtëse dhe përqendrohej në parandalimin e agresioneve ndërsa përgatiti forcat tona për t’iu përgjigjur krizave nëse është e nevojshme.

Këtë vit, fokusi i “Defender Europe 21” ishte të krijonte gatishmërinë operacionale dhe ndërveprimin me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve në një zonë më të gjerë operacionesh.

Shqipëria ishte një ndër 16 shtetet ku u zhvillua stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”. Shqipëria u përzgjodh si shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh./meKryeministrin.info/

The post Gjatë stërvitjes “Defender 21” në Shqipëri një rus spiunojë NATO-n appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *