Gjatë 24 orëve të fundit, 3 mijë e 480 qytetarë morën vaksinën anti-Covid

Lajme

3 mijë e 480 qytetarë u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit.

Deri përballja me virusin COVID-19 është duke vazhduar, numri i rasteve aktive është mjaftë në rënie prej disa javëve.

Kësisoj nga Ministria e Shëndetësisë së fundi u bë e ditur se tani për tani janë gjithsej 531 raste aktive.
Por në 24 orëshin e fundit në kuadër të vendit janë vaksinuar 3 mijë e 480 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Poashtu nga MSH u theksua se në nivel total kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsej 96 mijë e 369 qytetarë.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Tani për tani në Kosovë janë duke u dhënë edhe dozat e dyta të vaksinës antiCOVID, ndërsa nga data 15 qershor pritet që në vend të fillojë vaksinimi masiv.

“Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *