Gashi për deklaratën e Konjufcës: Ambasada e Kosovës do të jetë në Jerusalem edhe pikë

Lajme

Tomë Gashi ka reaguar pas deklaratës së Glauk Konjufcës.

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe njohjen e Izraelit nga marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe deklaratën e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje, i cili ka thënë se nëse Bashkimi Evropian kërkon rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, atëherë ai vendim do të rishqyrtohet.

“Deklarata e Glauk Konjufcës ka mund të keqpërdoret, ai nuk ka thënë kurrgjë hiç keq. Ne mund ta shqyrtojmë një vendim, njëjtë siç i shqyrtojmë disa tema këtu në debat, por ai nuk ka thënë se do të ndërrojmë lokacionin, sepse Ambasada e Republikës së Kosovës do të jetë në Jerusalem edhe pikë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se dy të mirat nga Marrëveshja e Uashingtonit janë njohja nga Izraeli dhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kujtojmë se Vetëvendosje ka kundërshtuar qysh në fillim marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Uashington në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *