Flasin për Andin, publikohet biseda e Teas me gazetaren e emisionit “Përputhen”

Lajme

Publikohet biseda e Teas me gazetaren e “Për’puthen”, flasin për Andin.

Vazhdon ende të diskutohet në rrjet për trekëndëshin Tea-Andi-Beart, ku njerëzit i kërkojnë llogari Teas.

Pak minuta më parë një ndjekës ka pyetur Tean, se pse nuk nxjerr prova për ato që thotë kur e ka ndërgjegjen e pastër.

Kaq ka mjaftuar që Tea të nxjerr një bisedë me gazetaren e ‘Për’puthen’.

Në videot e postuara shihet që gazetarja i kërkon Teas foto me Andin dhe mamin e tij për t’i përdorur në emision dhe Tea pasi i dërgon disa foto ajo ngurron të ketë pamje nga nata e Vitit të Ri.

‘O Leda unë isha në Kosovë për Vit të Ri dhe nuk e di nga e ka kaluar Andi”, ka thënë Tea në një audioincizim.

Kjo ishte goditje finale për produksionin dhe Tea sapo vërtetoi që ata kanë qenë në dijeni të lidhjes me Beartin, por pavarëisht kësaj i kërkojnë foto për të vazhduar skenarin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *