Fisnik Syla publikon një foto ku tregon raportin e tij me Fjollën dhe fëmijët e saj

Showbiz

Kjo fotografi e postuar nga Fisnik Syla tregon raportin e tij me Fjollën dhe fëmijët e saj.

Fjolla Morina po jeton prej kohësh një histori dashurie me Fisnik Sylën. Lidhja e tyre u zbulua pasi Fjolla u përfshi në telashe me policinë dhe historia e dyshes ka qenë e mbushur me ngjarje në një periudhë shumë të shkurtër.

Teksa Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga muaji prill, ajo vazhdon të shijojë në maksimum jetën e saj familjare. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një video të vajzës së vogël, Alyah, e cila mëson të kërcejë një kurs baleti. Të njëjtat pamje ka ndarë në profilin e tij në Instagram edhe Fisnik Syla. Ai ka postuar foto të së voglës dhe ka etiketuar në postim Alyah-n dhe Fjollën shoqëruar me figurën e një zemre të kuqe. Me këtë gjest ai ka treguar publikisht se ka një lidhje shumë të fortë me fëmijët e partneres.

Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Fjolla, e cila ka treguar se Fisniku sillet shumë mirë me vajzat e saj.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Fjolla tha se dy vajzat i saj i ka prezantuar që në fillim të lidhjes me Fisnikun. Këngëtarja u shpreh se nuk ka pasur nevojë t’ju japë shumë shpjegime të bijave dhe se ato kanë krijuar një raport shumë special me Fisnikun.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, ka treguar Fjolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *