Fillon samiti Biden-Putin

Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart në hyrje të samitit në Gjenevë, në mes tensionesh për akuzat ndaj njëri-tjetrit për shkelje të të drejtave të njeriut, për Ukrainën e sulmeve kibernetike.

Të dy u përshëndetën fillimisht nga presidenti zviceran para se të uleshin në një takim në të cilin pos dy presidentëve janë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Pos tyre janë edhe dy përkthyes.

Me të filluar takimi, Biden tha se “gjithmonë është më mirë të takohemi ballë për ballë”, ndërsa Putin tha se shpreson që “takimi do të jetë produktiv”.

Bisedimet mbahen në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës”.

The post Fillon samiti Biden-Putin appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *