Faktet. Fakte: Avdullah Hoti shkel ligjin për kandidatin për detputët të LDK-së, Brahim Selimaj

Lajme

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e ka vendosur të përfndojë mandatin qeverisës me shkelje ligjore.

Krejt, kjo që t’i rehatojë anëtarët e partisë së tij në pozita publike në kundërshtim me ligjin.

Një rast i tillë është me Brahim Selimaj i cili përveç se është emëruar nga Qeveria Hoti në mënyrë të jashtë ligjshme anëtar i Bordit të Drejtorëve në “Infrakos”, ai vazhdon të mbajë ‘peng’ këtë pozitë gjatë fushatës parazgjedhore.

Selimaj është kandiat për deputet nga LDK-ja dhe në të njëjtën kohë vazhdon të mbajë ‘peng’ pozitën e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje publike, shkruan ORAinfo.

Qeveria në detyrë e Avdulah Hotit, ka mbyllur ‘sytë’ ndaj bashkëpartiakut Brahim Selimaj, duke mos e shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Bordit në “Infrakos” me rastin e kandidmit për deputetë.

Burime të ORAinfo brenda “Infrakos”, bëjnë të ditur se gjendja në menaxhimin e kësaj ndërmarrje është rënduar për shkakë të mos thirrjes së mbledhjes së Bordit nga kryesuesi Brahim Selimaj i cili ka ‘ngrirë’ pozitën e tij gjatë fushatës parazgjedhore.

Ai këtë e ka bërë në kundërshtim me Ligjin e Ndërmarjeve Publike ku antëreve të Bordit u ndalohen aktivitet politike.

ORAinfo ka tentuar të marrë një përgjigja lidhur me këtë çështje nga Qeveria, e cila nuk u është përgjigjur pytjeve të portalit.

Njëjtë si Qeveria edhe Selmiaj ka vendosur të heshtç për këtë rast duke mos u përgjigjur.

Ndryshe, Emërimi i Selimajt në bordin e ndërmarrjes “Infrakos” është në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Ligji për Ndërmarrjet Publike thotë që të gjithë drejtorët duhet të jenë të pavarur.

“Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhjet si drejtor në një ndërmarrje publike nëse: është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajshe para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, thuhet në nenin 17, pikën 2 të Ligjit të Ndërmarrjeve Publike.Qeveria e Kosovës më 19 tetor ka emëruar bordet e përkohshme të ndërmarrjeve Infrakos, Posta e Kosovës si dhe të Trepçës.

Brahim Selimaj ishte emëruar më 19 tetor të vitit të kaluar anëtar i Bordit të Drejtorëve në “Infrakos”. /ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *