Enver Hoxhaj takon Palmer: PDK kërkon një rol më të madh të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Hoxhaj takon Palmer: PDK kërkon një rol më të madh të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett.

Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.

Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code