Eni Koçi prezanton vjehrrën dhe kunatat

Showbiz

Se çfarë raporti ka Eni Koçi me vjehrrën dhe kunatat e saj na e tregon kjo video.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të ndjekur të industrisë së argëtimit. Ndonëse ata të dy nuk kursejnë dedikimet e bukura në rrjete sociale për njëri tjetrin, çifti ndajnë fare pak detaje nga jeta familjare.

Por, Eni publikoi një video së fundmi, ku tregon se po kalon kohën me vjehrrën dhe kunatat e saj në një lokal.

Ajo shkruan se në çdo dalje sigurohen që ta ftojnë edhe vjehrrën e tyre sepse e shijojnë tej mase shoqërinë e saj.

“Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Mamaja më e mirë në botë”, ka shkruar Eni duke treguar kështu se ato kanë një raport shumë të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *