Ekspertët e huaj presin që sivjet të zhbëhen strukturat paralele të Serbisë në Kosovë

Lajme

Serbia brenda një viti i shpenzon gati 500 milionë euro për financimin e strukturave të saj në Kosovë që janë organe komunale, spitale, shkolla, teatro dhe biblioteka.

Këtë të dhënë e shpalosi Drejtori i Forumit për Marrëdhënie ndëretnike me seli në Beograd, Dushan Janjiq.

Janjiq, foli për Klan Kosova rreth kërkesës se qeverisë së Kosovës që e ka karshi autoriteteve serbe që para se të flitet për mundësinë e themelimit të Asociacionit , Beogradi duhet t’i shuaj të gjitha strukturat e tij paralele që i financon në Kosovë.

“ Aleksandar Vuçiqit (President i Serbisë), nuk i konvenon që kjo temë të hapet sepse ky është një instrument i fuqishëm bëhet fjalë për gati 500 milionë euro që ndahen çdo vit e që hyjnë në Kosovë dhe me këto mjete ata i lidhin njerëzit me veten. Kjo jo vetëm njerëzit e komunitetit serb por gjithë ata që kanë interes direkt e indirekt nga këto prurje”.

Një takim mes grupeve të ekspertëve në dialogun Prishtinë-Beograd pritet të mbahen në fund të muajit gusht në Bruksel.

Në fakt nga qeveria e Kosovës nuk kanë treguar se a e kanë gati një listë me gjitha institucionet e Serbisë që konsiderohen paralele.

Për shuarjen e tyre sipas ekspertit gjerman për Ballkanin, Bodo Weber , duhet të ketë presion të madh nga shtetet më të fuqishme të botës në adresë të presidentit të Serbisë.

“Sivjet Angela Merkel, figura dominante në dialog e zgjerim largohet nga politika, pritet kancelari i ri deri në fundvit. Unë besoj se qeveria e re e Gjermanisë do punojë më fort që dialogu të ringjallet. Jam i sigurt se Berlini në bashkëpunim me Washingtonin e mbase edhe me Londrën mund t’i bëjnë presion të mjaftueshëm Serbisë që ta bëjnë atë, që përfundimisht t’i çmontoj strukturat shtetërore që i ka në Kosovë” tha Weber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *