Doza e dytë të vaksinës, kur do ta marrin Thaçi dhe të tjerët

Lajme

Ka filluar seanca ndaj kryetarit të OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë. Nga Zyra administrative në kuadër të Gjykatës Speciale janë dhënë detaje edhe për mos lejimin e vizitave të familjarëve të të paraburgosurve, shkruan Gazeta Express.

Një nga përfaqësuesit e kësaj zyre tha se një gjë e tillë ende nuk mund të lejohet për shkak se sipas tij, masat janë në fuqi për tërë Holandën dhe jo vetëm për Gjykatën Speciale.

Më tutje ai tha se në fillim të muajit qershor të paraburgosurit në Hagë do të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

“Gëzohemi vetëm për nevojën për shëndetin e të gjithë të burgosurve për shkak të pandemisë. Ne i respektojnë rregullat që janë vendosur për të gjithë në Holandë. Kufizimet shikohen vazhdimisht. Është dëshira dhe synimi jonë që të hiqen këto kufizime. Vaksinimi i dytë i të paraburgosurve është parashikuar për në në qershor. Ka edhe persona të tjerë, si rojet e burgut e të tjerë që mund të kenë ndikim në politikat që ndiqen”, ka thënë ai.

Aktualisht në Hagë të paraburgosur janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pejtër Shala, Hysni Gucati dher Nasim Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *