Donika Gërvalla flet për herë të parë pas përfshirjes në listën e VV’së për deputete

Lajme

Donika Gërvalla flet për herë të parë pas përfshirjes në listën e VV’së për deputete.

Kandidatja për deputete nga radhët e Vv’së, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë pasi u bë e ditur se do të kandidojë në zgjedhje. Ajo thotë se e sheh si kontribut të vetin për çlirim të Kosovës nga krimi dhe korrupsioni.

“Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë. Për herë të parë kandidoj që si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jem pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit. E shoh këtë si kontribut timin për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar prei vitesh dhe hapjen e një perspektive më të mirë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar ajo.
Ajo thotë se do t’i ruaj mendimet e saja të pavarura përkundër futjes në parti politike.

“Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Kosova nuk është vetëm Prishtinë por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë”

Ajo thotë se gjatë javës së ardhshme do të bëhet e ditur se si ajo, dhe njerëz tjerë brenda listës së VV’së, mund të japin kontribut për vendin.

“Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme në këtë platformë, por edhe tjetërkund do të mund të lexohet konkretisht se si, së bashku me një grup të vogël, płot njerëz të guximshëm dhe të mençur, kemi menduar të japim kontributin tonë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *