Donika Gërvalla e Xhavit Haliti përplasen në komision për Lëvizjen Vetëvendosje

Lajme

Gërvalla e Haliti përplasen në komision për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, kryediplomatja Donika Gërvalla i ka thënë deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk është pengesë për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, raporton Express.

Gërvallla tha se deklarata paraprake e Halitit në komision nuk është e vërtetë. Por aty ka ndërhyrë Haliti duke e korrigjuar.

“Pa pasë nevojë t’i bëjmë avokat askujt, një rast specifik… Thatë që Lëvizja Vetëvendosje është pengesë për liberlazim të vizave dhe ajo nuk është e vërtetë”, tha Gërvalla.

“Ka qenë, thashë, ka qenë”, ndërhyri Haliti.

Gërvalla tha se ka pasur mbi 40 biseda me zyrtarë evropianë lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Unë përmenda më shumë se 40 biseda që i kam pasë rreth liberalizimit të vizave”, tha Gërvalla.

Aty Haliti e pyeti Gërvallën se “Sa kanë zgjatur këto biseda?”.

“Kanë zgjatur më shumë se nga një orë. S’ka rëndësi fare. Unë ua japë përshtypjen time që e kam krijuar gjatë bisedave”, u përgjigj kryediplomatja.

“Mendoj që kaq respekt duhet të kemi sa të themi se nuk është përmendur asnjëherë. Vërtetë s’është përmendur asnjëherë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *