Dialogun Kosovë-Serbi i udhëhequr nga BE-ja, SHBA do të mbështesë atë

Lajme

SHBA do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE’ja.

Zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matt Palmer, ka deklaruar sot gjatë ditës se Shtetet e Bashkuara të Amerikën e mbështesin plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimin Europian.

Palmer po ashtu ka deklaruar se e mbështet edhe punën e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga BE dhe punën e Miroslav Lajçak si përfaqësues special i BE-së… Nëse mund të ketë pajtim & normalizim midis Serbisë dhe Kosovës, unë do të thosha se është mirë për të gjithë në rajon”, ka thënë Palmer, shkruan Zëri i Amerikës.

BE ka qenë bartëse e dialogut e cila është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe për Serbinë që të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Megjithatë, në vitin 2018 u emërua i dërguari i Posacëm i SHBA’së për këtë dialog, Richard Grenell. Ai u emërua nga administrata Trump dhe dialogu prej atëherë mori kah tjetër ku ndërmjetës ishin amerikanët.

Dialogu ishte i përqendruar në aspektin ekonomik dhe kulmoi me Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator prej të cilës Kosova fitoi një njohje nga shteti i Izraelit.

Prej atëherë, në SHBA janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe është ndërruar presidenti. Tani presidenti i ri është Joe Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *