Detaje për vdekjen e 46-vjeçarit nga Vitia, që ishte raportuar i zhdukur

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 46-vjeçarit nga Vitia, që ishte raportuar i zhdukur.

Policia ka dhënë detaje të reja për 46-vjeçarin nga Komuna e Vitisë, i cili pas katër ditësh si i zhdukur u gjet dje i vdekur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Siç njofton PK, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi ka humbur kontrollin e veturës dhe ka rënë në humnerë ku si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë.

“Magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik 15.01.2021 – 18:00. Me datë 18.01.2021 është pranuar informata se ka ndodhur vet aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë vetëm një veturë me targa të huaja me drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi ka humbur kontrollin e veturës dhe ka rënë në humnerë ku si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code