Dedikimi emocionues i Rozanës për prindërit e ndjerë, prek zemrat e të gjithëve

Lajme

Këngëtarja Rozana Radi, ka kohë që është pjesë e estradës. Përgjatë këtyre viteve ajo ka lansuar hite të ndryshme, gjithashtu edhe bënë tekste të këngëve për kolegë tjerë të saj.

Tekstet e Rozanës zakonisht janë të fuqishme të cilat bartin mesazhe të ndryshme, Rozi është shumë atikve edhe në rrjetet sociale ku ndanë momente të ndryshme nga puna dhe jeta e saj personale.

Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instagram një foto të prindërve të ndjerë, teksa u ka dedikuar fjalë emocionuese atyre.

Madje ajo ka lënë edhe një mesazh për të gjithë që të kalojnë kohë më shumë me prindërit e tyre.

“Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty qe po me lexon tani : Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite! Ajo cfarë sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time. MAM & BAB”, ka shkruar Rozana në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *