Çfarë biseduan Ali Ahmeti e Albin Kurti? Flet kreu i BDI-së

Lajme

Ali Ahmeti tregon se çfarë bisedoi me kryeministrin Kurti në Forumin e Prespës.

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është takuar sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se me Kurtin kanë biseduar vëllazërisht për sfidat e përbashkëta mes shteteve dhe rajonit.

Madje, Ahmeti përmes këtij postimi është zotuar që do të jetë për Kosovën deri në frymën e fundit të tij.

“Kënaqësi ta ritakoj Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam vëllezërisht për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.

Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO.

Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *