Bislimi: LDK është dëmtuar nga njerëzit brenda saj

Lajme

Faton Bislimi thotë se LDK është dëmtuar nga njerëzit brenda saj.

Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi thotë se LDK i mori sinjalet nga zgjedhjet e Podujevës se nuk ishte në pozicion të mirë elektoral.

Ai thotë se LDK nga zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të merr një mësim dhe të reflektojë në raport me kërkesat e elektoratit.

Bislimi thotë se LDK është dëmtuar nga vetë njerëzit e saj.

“LDK-së shpeshherë dëmet i janë bërë nga vet LDK-ja. 14 shkurti është vula që LDK u dëmtua nga vet njerëzit e LDK-së. Janë një tabor i njerëzve qoftë përmes veprimit apo mosveprimit nuk i kanë ndihmuar LDK-së kur është dashur. Gjithmonë kemi pasur fraksione të ndryshme që kur nuk kanë mundur të arrijnë qëllimet e tyre kanë dëmtuar LDK-në qoftë në zgjedhje komunale apo lokale”, tha ai ne Dukagjin.

Kandidati i LDK-së për deputet thotë se LDK shumë herë ka vepruar në interes të shtetit duke dëmtuar veten elektoralisht.

Ai thotë se elektorati më shumë ka lëvizur nga LDK për shkak të pakënaqësive se si partia ka vepruar në këto kohë.

“Lëvizja e elektoratit nuk lidhet me largimin e Vjosa Osmanit”, tha ndër të tjera Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *