Bie nga ndërtesa një punëtor në Prishtinë

Lajme

Ai është dërguar me emergjencë në QKUK

Një punëtor ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen Arbëria.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduat mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, kanë thënë nga Policia e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *