Besa Kokëdhima reagon e revoltuar pas vizitës së Dua Lipës

Showbiz

Dua Lipa ka befasuar të gjithë me vizitën e saj në Shqipëri.

Ylli ndërkombëtar e shoqëruar nga i dashuri dhe familja patën një pritje të ngrohtë nga krerët e shtetit, nga Edi Rama dhe më pas Erion Veliaj, të cilët e “mbushën” me dhurata.

Kjo ka revoltuar Besa Kokëdhimën, e cila ka reaguar duke thënë se po të kish qenë Dua në Shqipëri, muzikën e saj do e quanin jokomerciale.

“Dua Lipa është një yll! Por Dua u bë edhe në një shtet e treg prej vërteti. Nuk do kish as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kish qenë në Shqipëri, pa të drejta autori, pa prioritarizim e mbështetje për artin, në kushtet mjerane që e kanë katandisur artin dhe artistët Shqiptarë. Po të kish qenë Dua në Shqipëri, muzikën e saj do e quanin jokomerciale, nga përdorimi i muzikës së saj do përfitonte o të ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike në clubs apo përdorimit nga politikanët në prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Këta habiten shumë që kur ke talent mund të bëhesh yll, se në Shqipëri yjet e vetme nga kalon gjithçka janë politikanët. Rockstaret më ekstravagante e showmen-ët më të spikatur janë politikanët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code