Berisha: Kanë fillu shqiptarët m’u zverdhë kur po i shohin veprimet e Policisë së Kosovës

Lajme

Dhuna brutale e Policisë së Kosovës, ndaj qytetarëve viteve të fundit ka eskaluar, e pasi askush nuk po ka guxim të merr mas ndaj dhunuesve, opinionistja Kimete Berisha ka ironizuar me rastin e fundit, ku Policia e Kosovës e arrestoi një vajzë duke i hedhur gaz lotsjellës.

Më i qetë qeni se polici, ka theksuar Berisha, duke theksuar se Policët po tutën prej qenit, e ne po tutemi prej policëve.Kanë fillu shqiptarët m’u zverdh kur po e shohin policinë., ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Më i qetë qeni se polici.
Polici nuk e merrte parasysh se ‘qeni që leh s’han’, por ama e dinte se derisa qeni t’a merr vesh se ti je polic, t’shkon kapuçi.
Qeni ishte shumë preciz, por polici ishte i frikësuar nga heshtja e qenit, se nuk i besohet hajvanatit, prandaj kishte frikë. Edhe Michael Jacksoni ka pasur frikë nga qeni.
Nga frika e qenit, pollici e sulmoi vajzën me gaz lotësjelljes.
Polici e zgjodhi strategjinë e Nastradinit, e sulmoi qenin para se qeni ta sulmonte policin, anipse qenit nuk i linte përshtypje polici dhe me asnjë veprim nuk shprehu interesim ta hante policin.
Por, hiqma frikën-ta fali kalin.

Nuk është puna mirë.
Policët po tutën prej qenit, e ne po tutemi prej policëve.
Kanë fillu shqiptarët m’u zverdh kur po e shohin policinë.
Keq.
Edhe më keq kur ta shkruajnë dënimin.
Mblidhen s’di sa veta, o Zot sa vuajtja derisa ta shkruajnë emrin: K-yhi, My-hi, Py-hi…
Të hidhet t’i thuash: Aman, ama tiketën t’ia shkruaj vetes dënimin.
P.S. Madje edhe regjisori i filmit ‘Psycho’ (Alfred Hitchock) ka pas frikë nga policët.
Ka thënë:
‘I’m not against the police; I’m just afraid of them”./meKryeministrin.info/

The post Berisha: Kanë fillu shqiptarët m’u zverdhë kur po i shohin veprimet e Policisë së Kosovës appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *