Bekim Haxhiu përplaset me Vitinë, i kërkon dorëheqjen nëse se mbanë premtimin për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë

Lajme

Haxhiu përplaset me Vitinë, i kërkon dorëheqjen nëse se mbanë premtimin për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë.

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë përplasur gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, raporton Gazeta Express.

Deputeti Haxhiu ka kërkuar nga Vitia që t’i garantojë me dorëheqjen e tij dhe të qeverisë nëse nuk do të bëhet vaksinimi i 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit, ashtu si ishte premtuar.

“A na garantoni me dorëheqjen tuaj dhe te qeverisë që do të bëni vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa, Vitia i është përgjigjur duke i thënë se kërkesa e dorëheqjes nga ana e tij është e pandershme.

“Kërkesa e dorëheqjes nga dikush që ka premtuar 200 mijë vende të punës dhe nuk e ka realizuar asnjë, është jo e ndershme”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Vitia ka deklaruar se deri në fund të vitit do të arrijnë të vaksinojnë 60 për qind të qytetarëve.

Derisa Haxhiu ndërhyri gjatë fjalës së Vitisë, ministri iu përgjigj: “Pavarësisht ironisë tuaj jo adekuate unë ju dëgjova deri tani. 60 për qind e popullatës do të vaksinohen deri në fund të vitit”, tha ai.

Vitia tha se kanë siguruar rreth 2 milionë doza të vaksinës dhe se do të sigurojnë edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *