BE-ja i thotë ‘amin’ mandatit të Lajçakut si i Dërguar për Dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Atij i është vazhduar edhe për një vit e gjysmë mandati.

Bashkimi Evropian ia zgjati mandatin edhe për 17 muaj të tjerë të Dërguarit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas vendimit të marrë, diplomati sllovak në aspektin monetar nga 1 Prill 2021 deri më 31 gusht 2022, ka në dispozicion mbi 2,5 milionë euro.

Për 12 muaj në post Lajçak, kishte tre turne në dy vendet për të cilat është thirrur, njofton Klan Kosova.

“Lajçak, ka bërë disa gabime gjatë kësaj periudhe. Insistimi i tij se arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative Prishtinë-Beograd mund të ndodhë brenda muajsh e jo vitesh është gabim. Loja me afate kohore jep presion të panevojshëm. Edhe deklarimi i tij se duhet të ketë ndryshime Kushtetuese në Kosovë duke mos qenë në gjendje për të treguar saktë se për çfarë bëhet fjalë kjo në raport me Asociacionin, ngriti shqetësime” tha eksperti gjerman për dialogun Bodo Ëeber.

Zhvillimet në relacionet Ëashington-Berlin kanë ndryshuar, ndryshime ka edhe në Prishtinë, prandaj sipas Ëeber emisari do e ketë punën më të lehtë.

“Për herë të parë Lajçak i ka në tavolinë kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq, të cilët kanë mazhorancën e qartë në vendet respektive. Po ashtu Administrata e Trump ka përfunduar dhe kjo e bënë emisarin të flet për shpresa të reja se procesi i bisedimeve tani merr shpejtësinë e duhur”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *