Bajrami flet për vjedhjen në Thesar: E kam lajmëruar, jam ballëhapur para zotit dhe para secilit qytetar

Lajme

Pas dorëheqjes, Bajrami për vjedhjen në Thesar: Unë e kam lajmëruar, jam ballëhapur para zotit dhe para secilit qytetar.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka shkruar rreth vjedhjes së 2.1 milionëshit nga Thesari Shtetit.

Në një postim në Facebook, Bajrami thotë se dy hajnat e 2.1 milonëshit janë në burg, ndërsa përfituesit e tjerë janë nën hetime.

Ajo shton se kjo është vjedhja e parë në Kosovë, ku gjithçka është duke u zbardhur.

“Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime. Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime.

GJITHÇKA është e qartë dhe po zbardhet”, ka shkruar Bajrami.

Madje ajo tha se rastin e ka denoncuar vetë në Polici, dhe kërkon që të gjithë të përfshirët të marrin dënime kapitale.

“Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin denime kapitale. Të gjitha mjetet finaciare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami thotë qëndron ballëhapur para zotit dhe secilit qytetar të Kosovës.

“Oganet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti. Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës.

Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Bajrami.

Kujtojmë se sot Bajrami dha dorëheqja nga pozita e Ministres së Financave, për arsye personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *