Avokati i babait të Albert Krasniqit tregon se si ndodhi vrasja në Prishtinë

Lajme

Si ndodhi vrasja në Prishtinë, flet avokati i babait të Albert Krasniqit.

Skender Krasniqi dje ka vrarë me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi.

Pas vrasjes, ai kishte thirrur vet Policinë e Kosovës.

Ndërsa, avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Ai ka deklaruar se Skender Krasniqi është shumë i mërzitur për vrasjen e të birit.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati për Klan Kosova.

Ndërsa, sot një ditë pas tragjedisë, Express po qëndron në vendin ku ka ndodhur vrasja, ku edhe kishte jetuar familja Krasniqi.

Një qetësi po mbizotëron në vendin ku ndodhi ngjarja, derisa edhe lëvizjet e qytetarëve në atë pjesë janë të pakta.

Viktima Albert Krasniqi ishte një person i njohur për publikun si burri i ish-missit Besa Gashi, për sherrin e tij me reperin Noizy dhe për të qenit i përfshirë si menaxher i disa artistëve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *