Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për veprën tentim vrasje

Lajme

Një person është arrestuar në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi i dyshuar:
– F. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat për veprat -Vrasje në tentativë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code