Arrestimi i 12 zyrtarëve komunalë në Ferizaj: Policia u konfiskoi rreth 18 mijë euro, 17 telefona dhe disa armë

Lajme

Policia e Kosovës dje ka arrestuar 12 persona, të cilët janë zyrtar të Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. Ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në zyrën e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind (17.700.00)€, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm).

Me vendim të prokurort, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Ferizaj (NN) 15.04.2021 – 06:45. Si rezultat i hetimeve shtesë janë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë (zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale. Gjatë kontrollit në zyrën e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind (17.700.00)€, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm). Me vendim të prokurort, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *