Ambasadorja e Francës në Kosovë, Butel uroi Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje

Lajme

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Saranda Bogujevci dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, pritën sot në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel, të shoqëruar nga këshilltari i parë, z. Cyprien François, shkruan meKryeministrin.info.

Me këtë rast, Znj. Christine Butel e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe shprehu dëshirën e saj që numërimi i votave dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor të bëhet pa ndonjë vonesë në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe duke ndarë bindjen që qeveria e re do të konsolidohet shumë shpejtë, e njoftoi atë edhe me disa prej prioriteteve të saj që lidhen me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Derisa, Kryeministri në ardhje, z. Kurti foli edhe për sjelljen e qeverisë së re karshi opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe frymën më të shtruar të bashkëpunimit për çështje që janë në interes të zhvillimit, sigurisë dhe progresit tonë si shoqëri e si shtet.

Komunikata e plotë:

Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel, të shoqëruar nga këshilltari i parë, z. Cyprien François, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Saranda Bogujevci dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Znj. Christine Butel e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe shprehu dëshirën e saj që numërimi i votave dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor të bëhet pa ndonjë vonesë në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe duke ndarë bindjen që qeveria e re do të konsolidohet shumë shpejtë, e njoftoi atë edhe me disa prej prioriteteve të saj që lidhen me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Kryeministri në ardhje, z. Kurti foli edhe për sjelljen e qeverisë së re karshi opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe frymën më të shtruar të bashkëpunimit për çështje që janë në interes të zhvillimit, sigurisë dhe progresit tonë si shoqëri e si shtet. Në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku z. Kurti kujtoi që dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Në fund, të dy u dakorduan që me formimin e institucioneve të reja t’i thellojnë e zhvillojnë tutje marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve tona./meKryeministrin.info/

The post Ambasadorja e Francës në Kosovë, Butel uroi Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *