Albin Kurti i del në mbrojtje Donika Gërvallës: Ajo e mbron luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në si pakkush

Lajme

Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje zëvendëses së tij dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, pasi në drejtim të saj pati shumë kritika lidhur me një deklaratë të mëparshme ku ajo i quante kriminelë Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Kurti ka thënë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në. Sipas tij, kritikat drejtuar saj pas vizitës në Bruksel, nuk janë të rastësishme.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel. Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *