Aksident i rëndë, dy të vdekur

Lajme

Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Tiranë.

Dy aksidente tragjike kanë ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas policisë është arrestuar P. Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj. K.

Ndërkohë i arrestuari tjetër është A. T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues R. K.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar R. K., i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *