AGK i reagon Ramës pasi nuk i lejoi gazetarët e Kosovës t’i bënin pyetje Merkelit

Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi nuk i lejoi gazetarët e Kosovës që t’i bënin pyetje kancelares gjermane, Angela Merkel.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’, AGK e ka cilësuar si sjellje të papranueshme atë të kryeministrit Rama. Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve i bashkëngjitet atij të Federatës Evropiane të Gazetarëve karshi veprimit të Ramës ndaj gazetarëve të Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson të papranueshme sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel”, u tha ndër të tjera në postimin e tyre.

Tutje, AGK e ka cilësuar veprimin e të parit të ekzekutivit në Shqipëri si veçim i gazetarëve të Kosovës ndaj gazetarëve të tjerë prezent në konferencën që u mbajt pas takimit të diplomatit shqiptar me Merkel.

Postimi i plotë i AGK’së:

AGK dhe EFJ dënojnë sjelljen e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve nga Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson të papranueshme sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në këtë konferencë pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, zoti Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.

Një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka reaguar kundër veprimeve të zotit Rama.

“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code