Adelina Tahiri nuk ka asnjë shoqe, kjo është arsyeja

Lajme

Adelina Tahiri thotë se nuk ka asnjë shoqe, tregon arsyen.

Këngëtarja, Adelina Tahiri ka folur për lidhjen e fortë më nënën e saj dhe se si e kanë bullizuar gjatë fëmijërisë.

Ajo në një intervistë tregoi se merr komplimente të shumta për të ëmën, të cilat i vënë në dukje faktin se duket shumë e re, teksa fliste për mëmësinë, ajo tregoi se nuk ka shoqe, sepse bulliizohej nga ato.

“Unë me mamin tim dukemi si shoqe duke qenë se ajo është bërë nënë shumë e re në moshë. Mami ka një trup të mirë dhe uroj të kem fatin të dukem si ajo në moshën e saj. Unë nuk kam shoqe të afërta, sepse më kanë zhgënjyer. Që e vogël kur isha 12-13 vjeçe, mami më ka thënë që të njëjtin problem ka edhe ajo”, tha Tahiri në “Live from Tirana”,

“Gjithmonë isha e para në shkollë, që vishesha më bukur, isha e para në gara dhe lindte xhelozia, më bullizonin. Prandaj kam pasur gjithmonë shokë, po edhe ata më pas u dashuronin me mua. Mami më ka thënë që këtë gjë e kam përjetuar edhe vetë dhe nëse do të jesh e lumtur duhet të më kesh afër vetes. Me kohë duhet të afrohemi dhe më afroi vetë dhe diskutoj çdo gjë me të. Ne nuk kemi një raport prind-fëmijë, por jemi shumë e më shumë me njëra-tjetrën”, vazhdoi ajo.

“Mamin e kam pasur me vete kudo madje edhe në një moshë të rritur. Kolegët përherë më ngacmonin duke më thënë që: ‘Akoma me mamin ti?’. Unë e ndiej atë tamam si shoqe. Sot e kësaj dite që jam e martuar, bashkëshorti më thotë që fol njëherë me mamin, pastaj më merr mua. Sa i përket marrëdhënies time me bashkëshortin mami ka qenë dakord, sepse më ka parë të lumtur”, shtoi këngëtraja.

“Unë kam pasur edhe lidhje të tjera përpara bashkëshortit tim dhe mami asnjëherë nuk i ka pëlqyer. Dhe i kam thënë se s’kam për të gjetur asnjë burrë, por më ka thënë që do të ndodhë kur të vijë i duhuri. Ajo më ka thënë se me këtë person po të shoh të lumtur dhe se me të je ti”, tha Adelina.

Këngëtarja është e martuar me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov, me të cilin ka një djalë, që e kanë quajtur Jon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *