Abazoviq: Me Kryeministrin Kurti e kemi të përbashkët edhe luftimin e korrupsionit

Lajme

Për raportet që ka me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka folur Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq theksoi se raportet e Malit të Zi me Qeverinë e Kosovës janë shumë të mira.

Madje ai thotë se pret që ta vizitojë Kosovën shumë shpejt.

“Ndoshta i kemi politikat pak më ndryshe, politika jeme është më e frymëzuar në mënyrë evropiane. Unë nuk them se politika e Kurtit nuk është e frymëzuar në atë drejtim.

Por çështjet në Kosovë nuk janë si në Mal të Zi, dhe besoj që kjo ka ndikuar shumë në përcepsionin e politikës. Kam një respekt për Albin Kurti, dhe më vjen mirë që dikush nga trevat tona ka arritur kaq sukses.

Raportet me Qeverinë e Kosovës i kemi shumë të mira, pres shumë shpejt të vizitojë edhe Prishtinën dhe besoj që edhe ata do të na japin një frymë shumë të re”, tha Abazoviq.

Ai thotë se të përbashkët me kryeministrin Kurti e kanë edhe luftimin e korrupsionit.

“Përveç që jemi nga një trevë e përbashkët, e kemi të përbashkët edhe luftën ndaj korrupsionit.

Mendoj se edhe me retorikë edhe me mesazhe dhe me vepra jena shumë të barabartë”, shtoi Abazoviq./meKryeministrin.info/

The post Abazoviq: Me Kryeministrin Kurti e kemi të përbashkët edhe luftimin e korrupsionit appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *