13 familje në nevojë bëhen me shtëpi të reja në Podujevë

Lajme

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati në një ceremoni solemne sot kanë dorëzuar çelësat për 13 familjet të cilat u bën me shtëpi të reja.

Kryetari Bulliqi tha me këtë rast se është ndjesi e veçantë kur dhurohen shtëpi të reja për familjet në nevojë.

“Ne së bashku me “Jetimat e Ballkanit” kemi vazhduar memorandumin e bashkëpunimit dhe projekti i ndërtimit të shtëpive do të vazhdojë edhe këtë vit”, tha ai.

Edhe humanisti Halil Kastrati u shpreh i lumtur që projekti i përbashkët me Komunën e Podujevës për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë po shkon drejt finalizimit dhe u zotua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në ceremoninë ku ishte i pranishëm edhe drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Driton Veliu, u tha se në Podujevë shumë shpejt do të fillojë ndërtimi edhe i 10 shtëpive të reja, produkt i memorandumit të nënshkruar javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *